Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ish kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur para mediave pas fitores së kandidatit të partisë së tij për kryetar të Podujevës.
Albin Kurti ka deklaruar se në Podujevë nuk është bërë zgjedhje por referendum. Pasi i uroi qytetarët e Podujevës, Kurti ka kërkuar që të shpërndahen të qetë.
“Sonte ka fituar Podujevë ka fituar Podujeva, ka fituar qytetari i saj.
Gjatë takimeve anë e mbanë komunës suaj, çdoherë kur kemi dal nga shtëpia,
i cili teksa na thoshte se këtu po fillon Shpejtim Bulliqi, po fillon Lëvizja Vetëvendosje,
po fillon Qeverisja e mirë.
Kjo që ka ndodhur sonte është referendum dhe jo vetëm sonte por edhe në të ardhmen,
në Kosovë do të ketë referendume, do të ketë më shumë se zgjedhje kur të mbahen votimet.
Kjo sepse populli është përcaktuar për Vetëvendosjen. Ju falënderoj secilin prej jush.
Nuk po e marrim komunën, ne po ua kthejmë juve komunën.
Do të jemi pranë jush sepse jemi si ju e gjithmonë do të mbetemi si ju”, tha Kurti.