Anya Taylor-Joy është akuzuar për veshjen e saj në premierën e “Dune: Part Two” të enjten mbrëma.
Aktorja, e cila luan Alia Atreides në film, kishte veshur një fustan të bardhë në premierë, megjithatë, sipër, ajo mbante një shami që ngjabte me një “burka” myslimane dhe hixhab.Veshja e Anyas ishte me porosi Dior, bazuar në pamjen e tyre të nusërisë ‘hyménéé’ nga sezoni pranveror i vitit 1961, shkruan DailyMail.
Por aktorja është përballur me reagime nga fansat në X, për pamjen e diskutueshme, ndërsa të tjerët kanë mbrojtur veshjen e saj.
“Pse Anya Taylor-Joy është me hixhab?” dhe “Një vajzë e bardhë që e vesh atë është modë, ndërsa një vajzë muslimane që e vesh atë është e shtypur”, shkroi një përdorues.