Një aksident trafiku ndodhi sot në rrugën rajonale Mitrovicë –Skenderaj, pikërisht në fshatin Klinë e Ulët.
Policia e Kosovës njoftoi se në aksident u përfshinë dy vetura, ku si pasojë e lëndimeve të pësuara humbi jetën viktima një femër rreth 65 vjeçare, ndërsa u lënduan edhe katër persona të tjerë, të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.