Big Brother u kthye ne nje ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.
Fuqia e shikueshmëris së programit ishte aq e madhe saqe asnjë detaj i mbrëmjeve te Prime-it por edhe gjatë transmetimit 24 orësh nuk u ikte fansave të programit dhe shtëpisë së VIP-ave shqiptarë, ndersa banoret po percillen edhe pasi perfundoi spektakli.
Të gjithëve iu pëlqej Xhuli me veshje tradicionale, por pak e dalluan këtë detaj. Ish-finalistja e tretë e “Big Brother VIP Kosova”, mor vëmendje me videon e saj, ku shihej duke vallëzuar me veshje tradicionale.
Xhuli dukej shumë bukur, video e saj u bë pothuajse virale, ditë më parë sa ishte në shtëpinë e famshme, shkruan “Kosovarja”. Megjithatë, krahas asaj duhet veçuar se Xhuli nuk e ka pasur të veshur komplet veshjen, kjo për faktin se i ka munguar diçka. Sipas pamjeve, Xhuli nuk i ka veshur çorapet e gjata me ngjyrë të zezë për ta kompletuar veshjen.