Apple iPhone 15 Pro Max kushton pak më shumë për t’u prodhuar se modeli i vitit të kaluar dhe kjo ndikohet nga çipi i ri, kutia prej titani dhe kamerat e reja.
Kompania analitike, Counterpoint Research ka publikuar një raport në të cilin rendit çmimet e komponentëve në prodhimin e modelit iPhone 15 Pro Max. Telefoni i përmendur shitet në treg me çmimin 1199 dollarë.
Për modelin bazë me 256 GB hapësirë ruajtëse, procesor A17 dhe kamerë të re telefoto, Apple po shpenzon 502 dollarë për të gjithë komponentët e telefonit në prodhim.
Analiza zbulon se komponentët për iPhone 15 Pro Max janë 37.7 dollarë më të shtrenjtë se modeli i vitit të kaluar iPhone 14 Pro Max, i cili gjithashtu u prezantua me një çmim prej 1,199 dollarë.
Kështu, chipset A17 Pro është 30 dollarë më i shtrenjtë se A16 Bionic, kryesisht për shkak se është krijuar në procesin e prodhimit 3nm.