“Si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën 21 persona nga të cilët 17 në qytetin Elazığ dhe 4 në qytetin Malatya, ndërsa janë plagosur 1030 të tjerë”, thuhet në deklaratën e AFAD
Agjencia turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka njoftuar se nga tërmeti me magnitudë 6,8 ballë me epiqendër rajonin Sicrice në Elazığ të Turqisë numri i të vdekurve është rritur në 21 persona ndërsa 1.030 të tjerë janë të plagosur.
Në një njoftim, AFAD tha se pas tërmetit kryesor që goditi provincën Elazığ, në rajon kanë ndodhur edhe 12 tërmete të tjera me magnitudë mbi 4 ballë që nga ora 08.00 sipas kohës lokale ndërsa numri i dridhjeve pas tërmetit është 274.
“Si pasojë e tërmetit kanë humbur jetën 21 persona nga të cilët 17 në qytetin Elazığ dhe 4 në qytetin Malatya, ndërsa janë plagosur 1.030 të tjerë nga të cilët 654 në Elazığ, 226 në Malatya, 32 në Diyarbakır, 25 në Adıyaman, 6 Batman, 37 në Kahramanmaraş dhe 50 në Şanlıurfa”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu theksohet se vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja në tre ndërtesa në qendrën e qytetin Elazığ, transmeton AA.