Lëvizja Vetëvendosje ka uruar të gjithë qytetarët e Llapit për fitoren e djeshme në zgjedhjet për të parin e Podujevës, duke thënë se kjo paralajmëron ndryshimin e madh që sipas kësaj partie do të ndodhë në të gjithë Kosovën.
Kandidati i Vetëvendosjes Shpejtim Bulliqi ka fituar përballë kandidatit të LDK-së
Nexhmi Rudari, parti kjo që për 20 vjet ka qeverisur me Podujevën.
LEXO EDHE: Daka jep detaje rreth përqindjes së votuesve
E kjo fitore për Lëvizjen Vetëvendosje është shprehje e vullnetit të qytetarëve të kësaj ane për ndryshime në jetën e tyre të përditshme.
E të cilën atyre do t’ua sigurojë gjatë mandatit të tij Shpejtim Bulliqi si kryetar i ri i komunës së Podujevës.
“Me të parën, pa hezitim e pa frikë, me zemrat zjarr e sytë gjithë shpresë, masivisht, qytetarët e deshën ndryshimin dhe ia zbardhën faqen komunës së tyre.
Lëvizja dhe Shpejtim Bulliqi janë gati për detyrën e besimin që votuesi na dha.
Shumë punë na presin e prej nesër jemi në shërbimin e secilit qytetar, pa dallim partie e prejardhjeje”, shkruan Vetëvendosje në Facebook.