Shqipëria ka bërë gati ‘pasaportën’ për personat që janë vaksinuar kundër CO VID dhe ajo mund të merret përmes e-Albania.
Të gjithë mund të futen te e-Albania duke u identifikuar si qytetar, më pas do të zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Co vid-19” duke klikuar mbi dokumentin. Shërbimi elektronik “Pasaportë vaksinimi Co vid-19” ju mundëson të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit të gjenerojnë online pasaportën e vaksinimit për co vid-19 me kodin unik.
Pas kryerjes së vaksinimit ju do të njoftoheni nëpërmjet mesazhit në telefonin tuaj kur pasaporta të jetë gati për t’u shkarkuar në portalin e-Albania. Deri tani në Shqipëri kanë ardhur fillimisht 970 doza nga një vend i BE-së dhuratë dhe 1170 doza të tjera nga kontrata me Pfizer, me të cilat po vijon vaksinimi i mjekëve që janë në vijën e parë të luf tës.
Hapat për pasaportë vaksinimi CO VID-19:
Shërbimi elektronik “Pasaportë vaksinimi Covi d-19” ju mundëson të gjithë qytetarëve që kanë kryer dy dozat e vaksinimit të gjenerojnë online pasaportën e vaksinimit për co vid-19 me kodin unik. Pas kryerjes së vaksinimit ju do të njoftoheni nëpërmjet mesazhit në telefonin tuaj kur pasaporta të jetë gati për t’u shkarkuar në portalin e-Albania. Baza ligjore: – Ligji nr.10107 datë 30.03.2009 “ Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar; – Ligji nr. 15/2016, datë 10.03.2016, “Për parandalimin dhe luf timin e infeksioneve dhe së mundjeve in fektive”;
Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.
Hapat e procedurës
– Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania; – Zgjidhni shërbimin “Pasaportë vaksinimi Co vid-19”; – Klikoni butonin “Përdor”; – Klikoni butonin “Shkarko dokumentin”; Pasaportën e vaksinimit Co vid-19 me kodin unik mund ta gjeni në çdo kohë në seksionin “Dokumentet e mia” te hapësira juaj në portalin e-Albania.
Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit
Menjëherë
Kostot
Pa pagesë