Sonte pritet një natë spektakolare në skenën e Eurovizionit, ku do të zhvillohet finalja e madhe e edicionit të 69-të të këtij festivali ndërkombëtar muzikor. Në skenë do të ngjiten 26 shtete finaliste që do të garojnë për trofeun e shumëpritur.

Shqipëria do të përfaqësohet nga grupi Shkodra Elektronike, të cilët do të performojnë këngën “Zjerm”. Ata do të mbyllin natën finale, duke u ngjitur në skenë të fundit në renditje – në pozitën e 26-të, që njëherësh është edhe kodi i votimit për publikun.
Me një kombinim të risive elektronike dhe motiveve tradicionale shqiptare, “Zjerm” ka sjellë një frymë të freskët, moderne dhe krejtësisht autentike në këtë edicion të Eurovizionit.
Finalja pritet të sjellë surpriza të shumta. Fituesi i vitit të kaluar, Mimo, përfaqësuesi i Zvicrës, do të rikthehet në skenë për të interpretuar projektin e tij më të ri muzikor.