Zjarret e mëdha e kanë kapluar Shëngjinin duke dëmtuar pyjet dhe duke rrezikuar edhe vendbanimet afër.
Kryetari i Lezhës, Pjerin Ndreu ka thënë që situata ende është duke vazhduar, dhe po mban shpresë në shuarjen e zjarrit.
“Nje situate e pashembullt zjarri ne Shengjin! E ndihmuar nga era e forte, ka rrezikuar seriozisht, banesat dhe hotelerite tek zona e Ranes se Hedhun!”, ka shkruar Ndreu në Facebook.
“Nje super organizim me ne krye Drejtorin e Sherbimit Zjarrefikes Shqiperar, Arben Cara, Prefektin e Qarkut, forcat e sherbimeve te Zjarrefikeseve dhe Sherbimeve te tjera te Bashkiake Lezhe, forcat zjarrefikese pothuaj nga e gjithe Shqiperia!”
“Situata vazhdon! Me shpresen se me nderhyrjen e helikopterit dhe zjarrefikeseve do vihet ne kontroll! Gjithsesi demi eshte i madh ne pyje!”