Kosova po ballafaqohet me vatrat të shumta të zjarrit ditëve të fundit.
Një gjë e tillë ka ndodhur sot edhe në fshatin Strellc të Deçanit, gjegjësisht në bjeshkët e saj.
Klan Kosova ka siguruar pamje nga atje, teksa shihet tym i madh dhe pjesë të fushës së shkrumbuar.
Jozyrtarisht Klan Kosova mëson se zjarrfikësit sot nuk kanë dalur në terren në atë pjesë, por kjo mbetet për t’u konfirmuar.