Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Në një rast të raportuar në Fushë Kosovë, një shtetase nga diaspora është raportuar e zhdukur pas një vizite të shkurtër familjare në Kosovë.
Sipas burimeve të Sinjalit, më 16 maj 2025, rreth orës 17:50, në Stacionin Policor është paraqitur A.Sh, rreth 27-vjeçar, i cili ka raportuar zhdukjen e nënës së tij, L.Sh, rreth 51-vjeçare.
Sipas deklarimit të tij, nëna e tij, e cila jeton në Gjermani, kishte ardhur për një vizitë treditore tek ai në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.