Zhduket një i mitur në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një të mituri në Fushë Kosovë
Sipas policisë, për rastin ka njoftuar babai i tij.
Për herë të fundit ai është parë më 4 nëntor dhe më nuk dihet vendndodhja e tij.
“Rr. Nëna Terezë , Fushë Kosovë 04.11.2021-17:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se që nga data e lartë cekur është larguar nga shtëpia djali i tij viktima mashkull kosovar i moshës së mitur dhe nuk dihet vendndodhja e tij”, thuhet në njoftimin e policisë