Një grua është raportuar e zhdukur në Viti.
Familjarët nuk dinë asgjë për vendndodhjen e saj, ndërsa policia është duke hetuar.
“Me 12.03.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare, me datën e cekur është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante”, thuhet në raportin e policisë.