Një e mitur e moshës 13-vjeçare nga Gelanca e Suharekës është raportuar si e zhdukur nga babai i saj.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh.
“Gelancë, Suharekë / 16.03.2024-15:10. Ankuesi m/k ka raportuar se vajza e tij e mitur (13 vjeç) viktima femer/k, është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj”, thuhet në njoftimin e PK’së.