Si sfidë nga ‘Big Brother’, banorëve i duhej të mos e përdorin ujin për 24 orë.
Ndonëse në fillim të gjithë u pajtuan, orë më pas Meritoni vendosi të thyëj zotinim.
Ai u nxit nga Egla për ta bërë një veprim të tillë që revoltoi të gjithë banorët e tjerë.
Aktorja gjithashtu është një nga më problematiket sa i takon shkeljes së rregullave nga e cila më pas janë dënuar të gjithë banorët.
Ajo ka debatuar ashpër me Gracianon ku nuk munguan as ofendimet dhe gjykimet personale.
Etiketimet të tipit ‘zhapik shushunje’ duket se nuk e provokojnë me koreografin i cili ju kthye duke i thënë se nuk di të bëjë gjë tjetër veçse të ofendojë.