Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është deklaruar menjëherë pas sulmeve ruse me dron në tërë Ukrainës – duke e cilësuar si një prej më të “mëdhenjve”.
Ai theksoi se është dëmtuar infrastruktura në qytetin Kryvyi Rih në rajonin e Sumy.
“Nisja e një sulmi kaq të madh pas bisedimeve për armëpushim është sinjal i qartë për tërë botën se Moska nuk do të ndjekë paqen e vërtetë”, ka shkruar Zelensky në X.
Guvernatori rajon Serhiy Lysak njoftoi në Telegram se “disa zjarre kanë shpërthyer” gjatë sulmit.
Madje u godit ndërtesa administrative e Kryvyi Rih, depo dhe gjashtë vetura.