Volodymyr Zelensky tha se do të ishte i gatshëm të largohej në këmbim të anëtarësimit të Ukrainës në NATO, duke treguar se do të tërhiqej si president nëse vendi i tij mund t’i bashkohej aleancës ushtarake.

Ai la të kuptohej gjithashtu se ishte gati të nënshkruante një marrëveshje për mineralet me SHBA-në, e cila u pezullua pas takimit të tij të tensionuar me Donald Trump në Zyrën Ovale të premten.
Volodymyr Zelensky foli me gazetarët mbrëmë pas bisedimeve me liderët e tjerë botërorë në një samit në Londër të organizuar nga kryeministri britanik Keir Starmer, i cili sugjeroi se një koalicion i aleatëve evropianë mund të forcojë mbrojtjen e Ukrainës dhe të garantojë paqen.