Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha se vendi i tij është i gatshëm të nënshkruajë një marrëveshje për mineralet e rralla me Shtetet e Bashkuara dhe se beson që mund të shpëtojë marrëdhëniet me Presidentin amerikan Donald Trump.
Në një konferencë për shtypin pas një takimi të udhëheqësve evropianë në Britani, zoti Zelensky tha se mendon që Shtetet e Bashkuara do të jenë gjithashtu të gatshme të nënshkruajnë marrëveshjen e mineraleve, por mund të “duhet kohë për të analizuar disa gjëra”.