Muzikanti, njëherit edhe moderator, Robert Berisha është shprehur se nuk kishte kontratë që të largohej nga formati “Ferma VIP”.
Ai shprehet se u mërzit shumë nga telefonata e vajzës së tij, dhe nuk mund ta përballonte.
Ndër të tjera ai tha se ishte Xhensila Myrtezaj që kishte bërë një postim të një postieri ku edhe ai ishte i thirrur në atë koncert, e që atij i doli pak problem.
“Unë pak po dyshoj me të tregu drejt, se organizatori më ka treguar se ia ka dërguar vetëm me e pa si poster, e i ka thënë mos e posto njëherë, se me Robertin nuk po kam kontakt, e menaxheri më ka thënë me e anulu se është futur më një reality shou. Ajo nuk ka pritur e ka postuar, po get qe mezi nuk ka pritur ta postojë në Instagram një koncert”, tha Roberti.