Moderatorja e njohur, Megi Pojani, njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron.
Herë tepër provokuese, e herë me shumë humor, ajo gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.
Ditën e martë, motra e saj, Marsi, ka publikuar në rrjetin social “Instagram” një video “meme”, e cila është postuar nga një ndjekëse e Megit, në platformën “TikTok”.
Në video shfaqet vajza që e ka krijuar këtë postim, e cila emiton Megin, duke thënë:
“Jam shumë e mërzitur dhe shumë e acaruar, janë shumë të trashë. O zot i madh! Vetëm se jam moderatore, sepse unë jam bërë fiks për atë program televiziv, por nuk e di, në qoftë se do isha opinioniste do i kisha nxjerrë jashtë, me fjalët që do kisha nxjerrë.”
Bashkëngjitur videos, ndjekësja ka shkruar:
“”Produksioni: Megi çfarë ndodh në përputhen ngelet këtu ë”, Megi sa shkon në shtëpi:”
Motra e Megit nga ana tjetër ka treguar se Megi flet vetëm fjalë të mira, duke mohuar kështu ofendimet që ajo mund të bëjë tek motrat e saj për anëtarët e programit që ajo moderon.