Futbollisti i Real Madridit, Kylian Mbappe, kishte deklaruar dikur se kishte qenë dikur thellësisht i dashuruar me një grua misterioze.
“Kam qenë i dashuruar me një grua, por jo më. Shpresoj të dashuroj sërish”, pati thënë Mbappe.
Tani, sipas një burimi në rrjetin social X, gruaja që siç duket i kishte rrëmbyer zemrën lojtarit, është aktorja franceze Emma Smet.
Janë të shumta fotot e aktores në Instagram, të pëlqyera nga Mbappe, ai madje i kishte komentuar në një postim të saj.