Një ngjarje e rëndë është raportuar nga një qytetar ditën e djeshme. Në lagjen Matiqan të Prishtinës, një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur në rrethana çnjerëzore.
Insajderi tutje mëson se shoferi i kamionit të mbeturinave pa dijeni për ngjarjen, kishte mbledhur mbeturinat fillimisht në zonën mes lagjes Kolovicë dhe Taslixhe, për të përfunduar më pas në deponinë e Matiqanit, ku edhe është gjetur foshnja pa shenja jete.
Të njëjtat burime kanë konfirmuar se gjinia e foshnjës ishte djalë.
Detaje për Insajderin dje ka dhënë edhe zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci i cili konfirmoi se mjekët kanë konstatuar vdekjen e foshnjës.
Lidhur me rastin për Insajderin janë deklaruar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të cilët kanë konfirmuar se kanë nisur hetimet.