Kohëve të fundit në mediat rozë është diskutuar tepër ndarja e Tunës dhe Patrisit.
Pas ndarjes Tuna ka udhëtuar drejt Amerikës dhe ka ndërruar mbiemrin e të birit në Instagram.
LEXO EDHE: Ndahet nga Tea dhe braktisë ‘Përputhen’? Cila është e vërteta e Andit?!
Ky nuk është një moment aspak i mirë për Patrisin i cili sapo ka humbur nënën e tij, e sa i përket ndarjes nga Tuna aludimet kanë qenë të shumta.
Së fundmi Tuna ka publikuar ne Instagram një shprehje ku thotë: “E ngecur në një gjeneratë ku besnikëria është vetëm tatuazh, dashuria është thjesht një shprehje dhe gënjeshtra është e vërteta e re.”
Nëpërmjet kësaj mund të themi se këngëtarja ka dhënë një mesazh të koduar, duke na bërë të mendojmë që në fakt ndarja nga Patrisi ka ardhur si pasojë e gënjeshtrave e ndoshta një tradhëtie të mundshme.