Po vazhdojnë temperaturat e larta në vend, por edhe në Shqipëri. Mot ky i cili duket se këtë javë ka ‘zbrazur’ Kosovë, pasi me mijëra qytetarë janë parë duke u nisur që në orët e para të mëngjesit drejt bregdetit.
Si pasojë e numrit të madh të udhëtarëve javë shkaktuar kolona të gjata në “Rrugën e Kombit”, e cila mësohet se i ka kaluar 6 kilometra këtë mëngjes në dy korsi.
Të dhënat zyrtare të policisë kufitare për këto 24 orë, flasin për më shumë se 36 mijë qytetarë të Kosovës që kanë hyrë në Shqipëri përmes pikës kufitare të Morinës me të paktën 10 mijë e 200 automjete.
Siç dihet përgjatë sezonit, policia kufitare operon me procedurën e kalimit të kufirit pa kontrolle, siç është marrëveshja e përbashkët mes qeverive.