Me maska në kushte të jashtëzakonshme komisionerët gjatë kësaj dite kanë nisur verifikimi e zarfeve me fletëvotime të ardhura nga Serbia.
Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi ka thënë se ky verifikim është i rëndësishëm pasi ka për qëllim të identifikojë fletëvotimin me personin që e ka dërguar atë.
Nga kjo mënyrë do të dihet saktë se sa është numri i fletëvotimeve të vlefshme dhe atyre të pavlefshme të ardhura nga Serbia. Ndërsa në përgjithësi në bazë të të dhënave preliminare numri i fletëvotimeve të pavlefshme për këto zgjedhje ka kaluar mbi 40 mijë.
Në televizioni Klan mëson nga burimet e saj se sonte pas përfundimit të rinumërimit të votave do të nis edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre të ardhura nga Serbia.
Ndërkohë ka nisur edhe takimi ndërmjet grupeve punuese të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Në takimin e fundit që u mbajt të premtën palët u pajtuan për intensifikimin e takimeve dhe që takimi i sotëm të shërbejë për të konkretizuar diskutimet e së premtes.