Filmi me regji të Blerta Bashollit arriti sukses të madh. Janë ndarë çmimet për “Soundance Film Festival 2021”, festival në të cilin këtë vit garoi edhe filmi shqiptar “Hive” (Zgjoi).
Filmi në fjalë fitoi tre çmimet kryesore në festivalin “Soundance”, përfshirë” Filmi më i mirë, Regjisorja më e mirë, dhe çmimin e publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në SHBA.
LEXO EDHE: Ambasada e Kosovës në Francë ka një njoftim të rëndësishëm
Në rolin kryesor të filmit aktron Yllka Gashi, e cila u shpreh shumë e lumtur për suksesin që ka arritur “Hive”.
“Ne sapo bëmë historinë! Filmi jonë “Hive” me regji dhe skenar të Blerta Bashollit, prodhuar nga Ikonë Studio, fitoi tre çmimet kryesore në Sundance Film Festival 2021. Filmi më i mirë, Çmimi i publikut dhe Regjisorja më e mirë.
Blerta Basholli, Të dua! Faleminderit që më bëre pjesë të kësaj ëndrre!”, shkruan ajo.
Në rolet e tjera luajnë: Çun Lajçi, Kumrije Hoxha, Aurita Agushi, Kaona Sylejmani, Mal Noah Safçiu, Adriana Matoshi, Astri Kabashi, Molikë Maxhuni, Blerta Ismaili, Valire Haxhijaj Zeneli, Armend Smajli, Ilir Prapashtica, Xhejlane Terbunja, Shkelqim Islami, etj.