Ylli i Real Madridit, Vinicius Junior, fillimisht e bëri follow Taynën në Intagram, pastaj ka treguar se është duke e pëlqyer shumë këngën më të re të këngëtares shqiptare, Tayna.
Kujtojmë se “Sicko” titullohet kënga e re e Taynas të cilën e ndau Juniori me tetë milionë ndjekësit e tij në Instagram.
Realisht publikimin e futbollistit brazilian e shpërndau edhe vetë këngëtarja kosovare.
“Sicko” u publikua javën e shkuar dhe deri tash ka arritur në gati 6 milionë klikime.
Ndërkaq ylli i Realit dhe këngëtarja kosovare sot kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrin në Instagram.