Nëse mendoni se keni dëgjuar hitin e kësaj vere, mund t’ju themi me bindje se jo, pasi Yll Limani nuk ndalet së na surprizuari.
Mbrëmjen e kaluar, artisti i talentuar, përmes një postimi në Instagram, ka zbuluar një sekuencë nga kënga e tij e re dhe duket shumë ritmike.
Në videon e postuar, këngëtari shihet teksa është duke regjistuar këngën e tij të re, për të cilën ende nuk ka konfirmuar se cili do të jetë titulli dhe se kur do të publikohet por bashkangjitur videos, ai shkruan: “PER KON JE ZBUKURU A THU A THUUUU”
Limani aktualisht është duke shijuar suksesin e këngës “Hapa”, e kënduar për herë të parë në koncertin e Noizy-t, “Alpha Show”.
Nga ana tjetër, këngëtari vazhdon të jetë shumë i ngarkuar me koncertet e tij në Shqipëri dhe Kosovë, duke performuar në dy klube të ndryshme brenda një nate por pavarësisht kësaj, ai nuk ndalet së punuari për të sjellë muzikë të bukur për publikun e tij.