Yll Limani, është takuar me ish-portierin e njohur gjerman, Jens Lehmann.
Limani dhe Lehmann u takuan në një festë private në diasporë.
Një takim i rrallë si ky i sontmi, patjetër që do të duhej të faktohej me një fotografi të përbashkët.
Ylli postoi fotografi në Instagram, duke thënë me shaka se edhe ai pati aspirata për futbollin.
Kujtojmë se Lehmann pati një karrierë të bujshme në futboll, si gardian i portës së Schalkes, Arsenalit, Milanit e Dortmundit.
