Festa e Fitër Bajramit shënoi përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Këngëtari i njohur, Yll Limani ishte në mesin e besimtarët myslimanë që këtë vit agjëroi.
Ai tha se ky Ramazan ishte i pari që ai agjëroi deri në fund ndërsa në një postim në Instagram ka treguar se cilat mësime i nxori nga kjo sakrificë.
Autori i “Lshoja zanin” u shpreh se muaji i Ramazanit e ka ndihmuar të reflektonte dhe e mësoi për vetë-disiplinën.
Ylli tutje tha se e ka kuptuar edhe fuqi e qëllimit dhe se gjithçka është e mundur kur e di çka do.