Këngëtari Yll Limani ka publikuar me videoklip këngën më të re me titullin “Engjëj”.
Muzikën dhe tekstin e ka realizuar vet këngëtari, nën producimin e Fatjon Miftarit, ndërsa për miksimin dhe masterizimin është përkujdesur Lorenc Aliaj.
Ky videoklip atraktiv i është besuar produksionit Onima, me të cilin artisti shqiptar punon që një kohë të gjatë.
Këngën tanimë mund ta gjeni në platformën YouTube dhe vetëm për një ditë ka kaluar shifrën e mbi 600 mijë klikimeve.