Kushdo që pak e njohu basketbollin, apo ndjeku ndeshjet e NBA e njohu edhe Kobe Bryant, yllin e basketbollit.
Kobe Bryant humbi jetën mbrëmë në moshën 41 vjeçare, bashkë me vajzën e tij 13 vjeç.
Bryant ishte pensionuar, por vazhdonte të ishte frymëzim për thuajse secilin basketbollist.
Lojtarët e dy ekipeve në NBA që luajtën mbrëmë lan orën e aksioneve prej 24 sekondave të shkoj deri në fund si shenjë respekti për numrin e Bryant, 24. Bryant për shumë vite barti edhe numrin tetë.
Por ajo çfarë ra në sy ishin disa prej lojtarëve të cilët assesi nuk arrinin të luanin mbrëmë, për shkak të dhimbjes së ndjenin për humbjen e Kobe Bryant, transmeton Indeksonline.
Brandley Beal një nga basketbollistët e NBA nuk ndalte dot lotët teksa po pritej që të fillonte ndeshjen.
Ngjashëm ishte dhe gjendja e Tyson Chandler, që nuk ndalonte dot lotët.
Padyshim se fokusi i këtyre lojtarëve mbrëmë ishte më i vështirë, për shkak të këtij lajmi shumë të dhimbshëm për Kobe Bryant dhe vajzën e tij./Indeksonline/