Reperi Kanye West ka postuar edhe një herë foto të veçanta të bashkëshortes së tij Bianca Censori.
Ajo është e veshur pak dhe në mënyrë të veçantë bie në sy mbulesa e kokës, gjë që ndjekësit e tij e kanë kritikuar, transmeton Indeksonline.
Javët e fundit ka pasur shumë bujë rreth Kanye West. Reperi dhe producenti amerikan 46-vjeçar ishte shpesh në lajme për shkak të dhëmbëve të rinj dhe gruas së tij Bianca Censori.
Ai ka ndarë edhe një herë në Instagram dy foto shumë të veçanta të Censorit të shtunën.
Në njërën prej tyre ajo shihet në kuzhinë dhe në tjetrën në derë, çdo herë me shpinë nga fotografi. Por ajo që ka veshur është veçanërisht e habitshme. Censori ka veshur rroba banje shumë të dukshme dhe një mbulesë të zezë lëkure për kokën ndërsa në foton tjetër shihet thuajse nudo.