Viti 2025 nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për Juliana Nurën.
Kjo pasi që ish konkurrentja finaliste e BBVK1, duket se ka ndarë rrugët me të Gerti Beqirajn, me të cilin po shijonte një romancë tash e sa muaj.
Në fakt ishte Prive që zbuloi lidhjen e Xhulit dhe Gertit, e më pas dyshja nuk hezituan të shfaqeshin bashkë në publik, duke ndarë plot imazhe së bashku, sa në Zvicër e sa në Kosovë.Megjithatë, një krisje mes tyre duket të ketë ndodhur – Xhuli dhe Gerti nuk e ndjekin njëri tjetrin në mediat sociale, si dhe kanë zhdukur të gjitha fotografitë e përbashkëta.
Për më tepër, Xhuli nuk ndjek më as faqen e parfumit të Gertit, për të cilin i dha fort zor që ta promovonte gjithandej.
Akoma nuk dihet nëse janë ndarë apo thjesht po përjetojnë një krizë të momentit – mbetet të shihet se çfarë ka ndodhur!