Modelja e njohur shqiptare, Xhuli Nura, duket se ka një lidhje të ngushtë me kafshët – posaçërisht qentë.

Kështu të paktën e shpreh përmes rrjeteve sociale, e më së shumti me qenushin e saj.
Ajo ka publikuar së fundmi një video, ku shihet duke e përkëdhelur e kaluar kohë me të.

“Bini në dashuri me qenin tuaj. Nuk gënjen, nuk ju bën të ndiheni të trishtuar ose të lënduar”, ka shkruar ajo.