Është këngëtarja që pëlqehet më së shumti për zhanrin muzikor që bënë.
Bëhet fjalë për Xhensila Myrtezaj, e cila mban në dijeni fansat me informacione nga
jeta dhe karriera profesionale.
LEXO EDHE: Gjyste Vulaj ndez koncertin e Krishtlindjeve me këtë veshje
Një postim i fundit nga artistja ka lënë ‘gojëhapur’ 1.7 milion fansat e saj, përmes fotografive dhe mesazhit që përçoi.
Bukuroshja brune u shfaq me bashkëshortin, Bes Kallaku dhe vajzën e vogël, duke
uruar kështu festën e Krishtlindjeve.
“Nëse heshtni, heshtni për dashuri. Nëse flisni, flisni për dashuri. Nëse korrigjoni, korrigjoni për dashuri. Nëse falni, falni për dashuri. Gëzuar Krishtlindjen nga familja Kallaku”, ka shkruar ajo në përshkrim.