Nëse në 2023-shin keni menduar se do të ketë makina fluturuese, na vjen keq t’ju themi, por në fakt, ende njerëzit mendojnë se është okay të pretendojnë se dikush është shtatzënë. Për të disatën herë qarkullojnë lajme se Xhensila Myrtezaj është shtatzënë, duke e bërë situatën pak të sikletshme.
Kështu, këngëtarja edhe njëherë (e kemi humbur numërimin se sa e herë ka reaguar) ka përgënjeshtruar lajmin përmes një postimi në Instastory, ku shkruan: “Ok…më duket filluan prapë”, duke nënkuptuar se është e disata herë që qarkullojnë të tilla zëra.