Në mesin e thashethemeve për një divorc të mundshëm nga Bes Kallaku, Xhensila Myrtezaj ka publikuar projektin e saj më të ri.
Bëhet fjalë për këngën “Lotët”, të cilën Xhensila pohon se e ka krijuar gjatë kohës sa ishte shtatzënë me të birin, Amen.
“Krijimi im më i ri
Është një projekt kaq me vlerë për mua sepse është krijuar kur brenda meje po rritej Amen.
Përfundimisht nuk ka fuqi më të madhe njerëzore se ajo e gruas, e nënës dhe e femrës” shkroi mes të tjerash ajo, në dedikimin e gjatë të këngës.