Ndarja e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut ka qenë ndër ngjarjet më të komentuara këtë vit.
Ata u përfolën gjatë në media e shtypin rozë, ndonëse pati edhe aludime të shumta.
Dyshja i dhanë fund martesës pas shumë vitesh dhe dy fëmijëve së bashku: një vajze dhe një djali.
“Fakti që jemi të dy figura publike e bënte të pashmangshme mediatizimin dhe nuk do mbetej aspak një event i rezervuar. Dasmat janë të bukura dhe kushdo që të jenë pjesëmarrës. Nuk do të doja të ndryshoja asgjë në lidhje me këtë. Do e bëja sërish njësoj”, ka thënë Xhensila për dasmën me Besin.
“Ka vite që po mundoheshim të sistemonin lidhjen tonë. Kriza ka çdo çift në marrëdhënie. Unë mendoj se në çdo marrëdhënie kur fjalët dhe veprat nuk përputhen, kur mbizotërojnë debatet dhe bëhet toksike për mua, fëmijët dhe për të, vendimi do duhej të merrej dhe e mora”, u shpreh ajo.
“Në çift duhet bashkëpunim. Kërkohet punë nga të dy partnerët. Kam kuptuar se nuk duhet të luftojë vetëm njëra palë. Çdo ditë që kalonte kuptoja që po thyhej më shumë. Ndaj ishte një vendim i marrë nga unë”, theksoi Xhensila.
“Kam marrë shumë barrë në supe, kam lexuar gjithçka në këto kohë. Kam Zotin dëshmitar. Vendimin e kam marrë unë nuk shihej se ka rrugë tjetër divorci nuk është i lehtë, nuk e parashikon apo dëshiron. E gjeta forcën te fëmijët e mi”, tha ndër të tjerash Myrtezaj.