Xhensila Myrtezaj ka falënderuar fansat për 1 milion klikimet e bashkëpunimit të saj me Ledri Vulën të titulluar “Ma kthe”.
Përmes një Instastorje, Xhensila tha se është tejet e lumtur dhe mezi pres t’i sjell edhe projektet e radhës.
“Një milion shikime, wow, ju s’jeni normalë. Një milion herë play, një milion herë dashni. Faleminderit për të gjithë energjinë e komentet. Ju dua shumë, mezi pres të jap akoma më shumë për ju muzikë që flet prej shpirtit”, shkroi Xhensila.
Xhensila është komentuar së fundi tej mas për ndarjen nga ish-bashkëshorti Bes Kallaku si dhe për format trupore tejet tërheqëse. /Klankosova.tv