VV: Kur erdhëm në qeverisje s’kishte va/ksina, as marrëveshje dhe as kontratë
Sot bëhen një vit që nga fillimi i va/ksinimit kundër Co/vid-19 në Kosovë.
Lëvizja Vetëvendosje pohon se kur ata erdhën në qeverisje kishte zero va/ksina.
Përmes një njoftimi, VV shkruan se madje nuk kishte as marrëveshje dhe as kontratë për sigurimin e tyre, raporton Indeksonline.
“Falë punës dhe përkushtimit të lartë të qeverisjes tonë, ish-ministrit, Arben Vitia, në kohë rekorde negociuam suksesshëm një kontratë të favorshme për sigurimin e va/ksinave”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
1 vit nga fillimi i va/ksinimit në Kosovë
Kur Lëvizja VETËVENDOSJE! erdhi në qeverisje kishte zero va/ksina.
Nuk kishte as marrëveshje dhe as kontratë për sigurimin e tyre.
Falë punës dhe përkushtimit të lartë të qeverisjes tonë, ish-ministrit, Arben Vitia, në kohë rekorde negociuam suksesshëm një kontratë të favorshme për sigurimin e va/ksinave.
Kështu, nga të qenit shteti i fundit në rajon për shkallën e va/ksinimit kaluam në situatën ku tash jemi shteti i parë në rajon me 1,820,000 doza të administruara, duke u krahasuar me disa shtete të Evropës.
Një falënderim u takon të gjithë mjekëve tanë, punëtorëve të shëndetësisë, dhe shteteve mike që e ndihmuan Kosovën me stoqe të vaksinave si donacion.