Lëvizja Vetëvendosje është shprehur e bindur se në zgjedhjet e ardhshme do t’i fitojë mbi 50 për qind, ndërsa nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e mendojnë të kundërtën.
Nga VV thonë për Ekonomia Online se punët që janë bërë këtë mandat , ndërsa AAK tenton ta ndalë këtë “keqqeverisje”.
Deputeti i pushtetit, Mefail Bajqinovci, ka thënë për Ekonomia Online se në zgjedhjet e ardhshme do t’i fitojnë mbi 50 për qind të votave. Ai përmend siç ka thënë punët e mira që janë bërë për këto katër vite.
“Presim fitore absolute, mbi 50 për qind të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk po e them vetëm që jam pjesë e këtij subjektit, por po e thonë të gjitha sondazhet ndërkombëtare dhe vendore, e kemi parë edhe pulsin publik të UNDP-së i cili tregon për besueshmërinë e liderëve kosovarë. Në të gjitha raportet të cilat janë vendore VV del me 47 për qind pa mërgatën pres një fitore bindëse dhe më të madhe sesa në vitin 2021. Në të gjitha raportet qytetarët kanë treguar se kënaqëshmëria me Qeverinë është ngritur dyfishuar nëse e merr për bazë vitet e kaluara 2020 e te poshtë mendoj që po do t’i marrim dhe do t’i kemi mbi 50 për qind përsëri të elektoratit në zgjedhjet që do të mbahen në fund të këtij viti”, ka thënë Bajqinovci.
Sipas Bajqinovcit, veriu është nën kontroll dhe se bandat e kryekriminelit serb, Milan Radojiçiq, janë larguar.
“E ka hequr prej hartës korrupsionin në Kosovë, e cila ka qenë me Somali, e ka hequr prej hartës çështjet e drejtësisë kemi dalë në 10 më lartë, kemi pasur punë të mëdha të cilat janë bërë si në kulturë, infrastrukturë, siguri dhe kemi 19 për qind të territorit të Republikës së Kosovës e cila ka qenë e pa shkelur më herët. Ju e dini këta nuk kanë guxuar as me KFOR me shkuar në veri e tashmë qytetarët tanë është atraksion i madh duke filluar nga Liqeni i Ujmanit dhe shumë gjëra të tjera në Veriun e vendit dhe po e shihni sigurinë që është bërë. Pra bandat kriminale të Rajdoçiqit i ka larguar nga ky vend i ka arrestuar dhe sot e ke territorin kompakt 10 mijë e 800 kilometra katror”, u shpreh Bajqinovci.
Deputeti i VV-së ka kritika edhe për mungesë të ngritjes së aktakuzës për rastin e Banjskës, për të cilën fajëson Prokurorinë Speciale.
“Ka siguri ka ende pjesë struktura të cilat bëjnë probleme, ju e keni parë duke vizatuar nëpër mure por kriminelët që kanë qenë terroristët ata kanë ikur dhe sot mund të shkojnë secili dhe ju po e shihni qytetarët çdo ditë e më shumë duke dalë nëpër qytetin e Mitrovicës së veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe në të gjitha vendet dhe nuk ka asnjë problem për qytetarët. Fatkeqësisht edhe pas gati 11 muaj nuk kemi asnjë aktakuzë për terroristët që kanë marrë pjesë në sulmin në Banjskë, kundër rendit kushtetues ndaj Republikës së Kosovës, dhe sot Rajdoçiqi është ende pa aktakuzë. Unë e kam pritur që kjo punë të kryhet por ja që ende e kemi pa aktakuzë njeriun që ka marrë pjesë në vrasjen e rreshterit Afrim Bunjaku”, u shpreh ai.
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka thënë për Ekonomia Online se Qeveria Kurti duhet të jap dorëheqjen sa më parë, për shkak të mungesës së aftësisë menaxheriale e politike. Këtë qeverisje, Lekaj i quan praktikantë.
“Sa i përket zgjedhjeve parlamentare që a do të jenë parakohshme apo të rregullta, ne si Aleancë kemi kërkuar që dy vite mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti, por ja që nuk ia kemi dalë nuk kemi pasur mbështetje as nga dy subjekte politike opozitare, por as nga mazhoranca ne çdo herë i kemi vu në dijeni qytetarët e Kosovës që Kurti duhet të ik sa më parë sepse nuk ka treguar aftësi menaxheriale, politike, diplomatike për të udhëhequr me qeverinë e Kosovës. Arsyeja ka qenë tek mos puna e tyre dhe çdo herë kanë ardhur si praktikantë dhe po shkojnë si praktikantë pa asnjë rezultat të theksuar për qytetarët e Kosovës. Nëse e marrin zhvillimin ekonomik të Kosovës, po e dini që ka ngecje, investimet e brendshme dhe të jashtme ka ngecje të mëdha dhe nuk ka fare investime. Nëse e marrin shpenzimet e parasë mendoj që edhe në këtë drejtim ka dështuar në investimet kapitale, me një fjalë që përpos atyre lëmoshave që i ka treguar dorë shlirë mendojë që asgjë tjetër pozitivisht”, ka thënë Lekaj për EO.