Protesta e paralajmëruar nga Vetëvendosje, për të cilën Albin Kurti e Albulena Haxhiu thanë se duhet të ndodhë dhe është e qytetarëve, ajo sapo u anulua pas vendimit të Gjykatë Speciale, pasi pezulluan dekretin e Presidentit, transmeton Infoline-News.
Gjykata Kushtetuese ka pezulluar iniciativën e Presidentit Hashim Thaçi për mandatarin e dytë Avdullah Hotin, duke neutralizuar proceset politike deri në shqyrtimin e vendimit të kësaj gjykate.
Për këtë vendim Gjykata Kushtetuese i ka dhënë 4 javë afat shqyrtimit të rastit, deri me 29 maj. Kështu, Qeveria e Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes do të vazhdojë ushtrimin e detyrës dhe të gjitha institucioneve të krijuara me të deri në shqyrtimin dhe vendimin përfundimtar të kësaj gjykate.
Me këtë pezullim është shtyer edhe seanca e paraparë për votimin e qeverisë së re.
E pas këtij vendimi është Sekretarja e VV’së, Vora Haxhimehmedi, ajo që ka thënë se protesta e paraparë për nesër është shtyrë.
”Tash e disa javë është bërë presion i madh nga aktivistë e qytetarë për të dalë në protesta. Kjo u shtua sidomos dje pas paralajmërimit për seancë të jashtëzakonshme për të shtunën me 2 maj. Mirëpo, masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese sot, sigurisht se e shtynë protestën. Ndërkohë, puna e përditshme dhe përgatitjet tona vazhdojnë”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë që kryetari i VV’së, Albin Kurti, por edhe Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kanë thënë se protesta e organizuar për 2 maj, nuk ka qenë e organizuar nga partia e tyre dhe se kjo ka qenë e organizuar nga qytetarët.