Një nga supermodelet origjinale që u bë e famshme në vitet 1980 dhe 1990, Tatjana Patitz, ka vdekur në moshën 56-vjeçare. Revista e modës, Vogue raportoi se shkaku i vdekjes së saj lidhej me kancerin metastatik të gjirit.
Patitz ishte e njohur për pozimin krah për krah përkrah ikonave të modelingut si Cindy Crawford dhe Naomi Campbell teksa zbukuronin kopertinën e British Vogue në vitin 1990. Ajo vazhdoi të shfaqej në videoklipin e George Michael për këngën e tij hit “Freedom! ’90.”
E lindur në Gjermani dhe e rritur në Suedi, karriera e modelingut të Patitz filloi në moshën 17-vjeçare. Ajo tërhoqi vëmendjen e fotografit gjerman të modës Peter Lindbergh. Dyshja bashkëpunuan në kopertinën e Vogue dhe vazhduan të punojnë së bashku për një hark kohor prej 30 vitesh.