Vserlo duket se së fundmi ka pasur një moment jo edhe aq të mirë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.
Ai është prekur së fundmi nga një gjë e Livia Brungës, teksa bisedon me Loredana Bratin dhe i thotë ‘mos prek gjëra që nuk duhet t’i prekësh’.
Duket se banorja ia ka përmendur familjen, gjë që e bëri banorin të shpërthejë në lot.

Këngëtari shqiptar e quan të rrugës dhe thotë se nëna e tij ka sakrifikuar shumë për të rritur tre fëmijë.
“Kjo goca Livia, e rrugës. Është realisht e rrugës dhe kam katër ditë këtu në mungesë të asaj mamaje që unë kam atje jashtë, që është bërë copë për të rritur tre fëmijë nga një divorc i shëmtuar që ka pasur”, u shpreh ai.