Që nga përplasjet e tij me fituesin e “BBVA4”, Gjesti, Vserlo vazhdon të reagojë ashpër në rrjet. Së fundmi, ai ngriti dyshime se shikimet e këngëve të Gjestit janë të blera, duke publikuar një lajm se disa këngë të tij janë fshirë nga Youtube, pasi dyshohet se janë hakuar projektet muzikore.

Në një postim ironik në InstaStory, Vserlo shkroi se “Youtube detekton shikimet e blera dhe i bllokon”, duke paralajmëruar artistët të mos blejnë më klikime.
Pak ditë më parë, ai krahasoi shikueshmërinë e këngëve të Gjestit dhe Eglit me ato të Miley Cyrus dhe Beyonces, duke akuzuar se klikimet janë blerë dhe duke paraqitur prova për këtë