Eksperti balistikës Lutfi Raci, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuzuarve Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj, tha se gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes janë të armës-pushkës automatike ASH-78, e cila shihet edhe në video-incizimin e të akuzuarit Kreshnik Mehmetaj.
Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj po akuzohen se më 26 nëntor 2021, të shtyrë nga hakmarrja e paskurpullt, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre fëmijë.
Sipas ekspertit Raci, konstatimet që në kanë arritur nga ekspertiza, kanë qenë se tri gëzhojat kishin qenë të shkrepura prej një arme të vetme.
Në bazë të karakteristikave klasore, ai tha se ato kanë qenë të shprepura nga një pushkë automatike e llojit ASH-78 e prodhuar në Shqipëri, e cila është një variant i pushkës automatike AH-47./BetimiperDrejtesi