Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

12. Juni 2025

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

12. Juni 2025

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

12. Juni 2025

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

12. Juni 2025

“Është bërë legjendë” – Arjola flet për shtëpinë që iu premtua në “BBVA”

12. Juni 2025

Ky është sulmuesi që vrau fëmijët në shkollën e Grazit

11. Juni 2025

Mali i Zi e nis mbrapsht sezonin turistik- Çmime të larta të shezlloneve e bllokada trafiku

11. Juni 2025

Flitet për lidhjen e re të Sarës, por ajo po shijon pushimet me Ledrin?

11. Juni 2025

Pas arrestimit, tiktokeri i famshëm, Khaby Lame largohet nga SHBA-ja

11. Juni 2025

MPJ, thirrje qytetarëve të Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

11. Juni 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Vrasja e Liridonës, ngrihen dyshime të forta mbi babain e Naim Murselit; si e ndërroi banesën dhe pronësinë e makinave
Lajme

Vrasja e Liridonës, ngrihen dyshime të forta mbi babain e Naim Murselit; si e ndërroi banesën dhe pronësinë e makinave

22. Februar 20243 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Gazetari Ervin Dushi ka rrëfyer detaje të tjera në emisionin “Jetë Shqiptare” mbi vrasjen e Liridona Ademit vitin e kaluar në Kosovë.

Duke folur nga Suedia, Dushi theksoi se para se të ndodhte vrasja janë vërejtur shqetësimet në mënyrën se si është sjellë Naim Murseli, i cili akuzohet për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Sipas Dushit, këto janë detaje tregojnë se Naimi ka qenë o pjesë e një gracke ose pjesë e një plani të thurur për të fshehur diçka të madhe.

“Nëse i referohemi edhe atyre bashkëbisedimeve që patën rrjedhur jashtë kamerës, duket qartë që kjo histori ka një mister aq të madh sa vetë Naimi mund të ketë qenë o pjesë e një gracke ose mund të jetë pjesë e një plani të thurur për të fshehur diçka të madhe.

Nuk janë të paktë zërat që tregojnë shqetësimet e Naimit në periudhën e fundit, në reagimet e tij, në komunikimet e tij.

Njerëz që janë të afërt me familjen tregojnë sa do kudo atë ftohjen apo shqetësimin që diçka është duke ndodhur në familje. E theksoj se këto janë jo zyrtare dhe nuk mund t’i marrim për bazë këto. Duke ndenjur dhe duke komunikuar me njerëz, duket qartë ka diçka që duhet me u përgjigj”, u shpreh Dushi.

Gazetari solli në vëmendje disa detaje, kur theksoi se 1 muaj para ngjarjes së rëndë, i ati i Naimit Murselit, Shaban Murseli ka ndërruar vendbanimin dhe pronësinë e makinave.

Sipas Dushit, këto janë indicie që duhet të shërbejnë për prokurorinë për të thirrur të atin e Naim Murselit.

“E dyshimtë është lëvizja që ka bërë babai i Naimit. Një muaj para vrasjes, ai ka ndërruar adresën, ka kaluar te djali tjetër duke ndërruar shtëpinë. Ndërkohë që ka qenë në të njëjtën ndërtesë me ta, ka ndërruar vendbanim. Kjo ka qenë lehtësisht për t’u gjetur pasi në Suedi mund të klikosh dhe të gjesh çfarëdolloj informacioni dhe mund ta blesh online.

Ky si informacion është tentuar të futet te publikimet që mund të mos gjendeshin lehtë. Kjo ngre dyshimet. Shabani ka ndërruar një banesë në nëntor të vitit të kaluar më 11 nëntor 2023 dhe ka shkuar te fëmijët e tjerë. Ky detaj tregon se ky ka dhënë indicie për prokurorisë që të rithërrasin edhe një herë Shaban Murselin. Ky është një detaj pse pikërisht kjo lëvizje.

Gjithashtu ka pasur lëvizje të makinave, u janë lëvizur pronësia e makinave, duke kaluar nga pronësia e Shabanit te fëmijët. Për prokurorinë këto duhet të shërbejnë si detaje pse pikërisht 1 muaj para se të ndodhte ngjarja kanë ndodhur këto lëvizje të dyshimta”, ka theksuar gazetari Ervin Dushi.

Shaban Murseli
Share. Facebook
Previous ArticleRruga drejt një jete të shëndetshme, ushqimi si themel për mirëqenien tonë
Next Article Gjashtë ushqimet e stinës që ndihmojnë mushkëritë

Related Posts

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

12. Juni 2025

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

12. Juni 2025

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

12. Juni 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Mosrritja e pagave qon në grevë 48 orëshe në Hekurudhat e Kosovës, ndalet qarkullimi i trenit

Read More

Sot varroset ish-kryeministri, Bujar Bukoshi

Read More

26 vjet nga çlirimi i Kosovës

Read More

Franco Foda drejt largimit nga Kosova, në negociata me skuadrën arabe

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Emailcontact.infolinedm@gmail.com Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.