Close Menu
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto

Na Kontaktoni

Popular Posts

Ina Kollçaku prezanton partnerin: Çifti i ri rrëmben vëmendjen me këto veprime

18. May 2025

Studimi zbulon se çaji, manaferrat dhe ushqimet e pasura me flavonoide luajnë rol në “mosplakje”

18. May 2025

Këmbët tuaja, ilaçi më i lirë: Ecja lufton kancerin

18. May 2025

Rosie, mishërim i elegancës me një fustan të kuq joshës në Kanë

18. May 2025

Kush është Sandra Studer, gruaja që rikthehet në skenën e Eurovisionit pas më shumë se tri dekadash?

18. May 2025

Tre policë të lënduar në protestën për Eurovizionin në Bazel

18. May 2025

Zvicër: Policia, me kufizime trafiku për shkak të vizitës së planifikuar të Vjosa Osmanit

18. May 2025

Gjesti zbulon planet për këngë të reja

18. May 2025

Në Tiranë paguhet edhe shërbimi i tavolinës prej 5%

18. May 2025

Hana dhe Mozzik shihen bashkë pas një kohe të gjatë – kalojnë fundjavën së bashku

18. May 2025
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram
Infoline NewsInfoline News
Subscribe
  • Lajme
    • Botë
    • Rajon
  • Showbiz
  • Lifestyle
  • Shëndeti
  • Sport
  • Tech
  • Kuriozitete
    • Kuriozitete
    • Fun
  • Kontakto
Infoline NewsInfoline News
Home»Showbiz»Vrasja e 21-vjeçares në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, çka dihet deri tash?
Showbiz

Vrasja e 21-vjeçares në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, çka dihet deri tash?

13. April 20245 Mins Read
Share
Facebook
Advertisements

Një rast tragjik ka ndodhur dje pasdite në Ferizaj, ku një 21-vjeçare me inicialet E.C, është vrarë në objektin e Qendrës për Punë Sociale. I dyshuar për vrasjen është ish-bashkëshorti i saj, një 36-vjeçar me inicialet V.A.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të ish-bashkëshortes së tij dhe vëllait të saj të mitur, të cilin e ka plagosur.

Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Patrullat e policisë menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes të cilët kanë mësuar se një person brenda Qendrës për Punë Sociale në katin I-rë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të dy personave dhe për pasoj një person E.C (F/K) e moshës 21 vjeçare ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, vdekja e së cilës është konfirmuar nga mjekët kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa plagë trupore ka pësuar personi D.C ( M/K) i moshës 15 vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj dhe është jashtë rrezikut për jetën, kurse i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur”, ka konfirmuar Policia.

36-vjeçari ka ikur nga vendi i ngjarjes, por i njëjti është arrestuar nga Policia pas rreth gjysmë ore nga vrasja.

“Ekipe të policisë, policët e rendit, hetuesit e stacionit, hetuesit rajonal të mbështetura edhe nga Njësia e Reagimit të Shpejtë (NJRSH) kanë identifikuar të dyshuarin V.A ( M/K) i moshës 36 vjeçar dhe menjëherë kanë rrethuar zonën përreth dhe pas një pune intensive në terren , në orën 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje dhe e kanë shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, për procedura tjera hetimore”, ka njoftuar Policia.

Për motivin e vrasjes ka folur Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari.

Jasharaj ka deklaruar për Gazetën Express se dyshimet janë që gruaja është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshje.

“Për momentin nuk kemi informacione, mirëpo dyshojmë që motivi është te një mosmarrëveshje mes ish-bashkëshortëve. Ata janë takuar afër Qendrës për Punë Sociale dhe aty ka ndodhur rasti. Personi [ish-bashkëshorti] është arrestuar”, ka deklaruar Jasharaj.

Detaje rreth rastit ka dhënë edhe Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu. Sipas Aliut, viktima dhe dorasi po merrnin shërbime pranë Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, derisa dorasi ka shtënë mbi viktimën dhe vëllain e saj si dhe ka kërcënuar me armë edhe punonjësen e këtij institucioni.

“Dorasi është arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, ku me këtë rast i përgëzojmë për efikasitetin e lartë, njëlloj edhe ekipet shëndetësore për reagimin e shpejt e profesional. Presim nga institucionet e drejtësisë që pas hetimeve, me forcën e ligjit t’i japin dënim meritor dorasit”, ka deklaruar Aliu.

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar dënim maksimal për vrasësin, derisa i ka shprehur ngushëllime familjes.

“Edhe një përkujtim se këta vrasës mizor të cilët ia kanë mësyer të shkatërrojnë jo veç jetën e grave, por edhe thelbin e shoqërisë sonë mund të ndalen vetëm nëse të gjithë bashkohemi e rizgjohemi si shoqëri kundër këtij fenomeni të tmerrshëm. Mjaft më me dënime qesharake. Mjaft më me sistem të çalë të drejtësisë. Mjaft më me dështim të shtyllave që do të duhej të mbronin gratë tona, qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani.

Edhe Kryeministri Albin Kurti e ka dënuar ashpër këtë krim dhe ka kërkuar që drejtësia të veprojë pa vonesa.

“Nuk kemi pse presim që t’i dijmë detajet: e dënojmë ashpër këtë krim që po përsëritet. Edhe një grua e vrarë mizorisht nga tyta e armës që ekzekuton nga afërsia. Një grua e Kosovës e vrarë nga një vrasës burrë. Zemërimi dhe neveria bëjnë garë përbrenda secilit qytetar të Kosovës sot. Qytetarja e shtetit tonë të pavarur në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj u qëllua për vdekje.  Ngushëllime familjes, të afërmëve dhe miqve të saj”, ka shkruar Kurti.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se do të kujdeset që të ndërmarren të gjitha veprimet që u takojnë si Ministri e Punëve të Brendshme në zbardhjen e të gjitha rrethanave të rastit dhe përgjegjësisë së secilit zyrtar.

“Pavarësisht arrestimit të dorasit, është e domosdoshme sjellja e drejtësisë pa vonesë.  I shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta familjes së të ndjerës ndërsa të plagosurit i uroj shërim të shpejtë!”, thuhet në postimin e Sveçlës.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se janë në komunikim me institucionet përgjegjëse që të kuptohen të gjitha rrethanat dhe të ndërmerren veprimet sipas kompetencës.

“E tronditur nga lajmi për vrasjen e gruas në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. Një krim tjetër i rëndë i cili duhet të marrë dënim maksimal. Pavarësisht përpjekjes sonë të përditshme, angazhimit tonë të vazhdueshëm, gratë ende nuk janë të sigurta. Raste si këto na obligojnë që të vazhdojmë punën dhe angazhimin në adresimin e fenomeneve si dhuna me bazë gjinore dhe femicidi. Të gjitha institucionet përgjegjëse duhet të jenë të pakompromisë në adresimin e këtyre rasteve”, ka shkruar Haxhiu.

177

Ferizaj
Share. Facebook
Previous ArticlePas ndërhyrjes kirurgjikale, Dea Mishel zbulon gjendjen e saj/ Tregon si është transformuar në fytyrë
Next Article I përmendin ish të dashurën në koncert, ja si reagon Ledri Vula

Related Posts

Ina Kollçaku prezanton partnerin: Çifti i ri rrëmben vëmendjen me këto veprime

18. May 2025

Rosie, mishërim i elegancës me një fustan të kuq joshës në Kanë

18. May 2025

Gjesti zbulon planet për këngë të reja

18. May 2025

Comments are closed.

Social Media
  • Facebook
  • Instagram
AD
Të Fundit

Ina Kollçaku prezanton partnerin: Çifti i ri rrëmben vëmendjen me këto veprime

Read More

Studimi zbulon se çaji, manaferrat dhe ushqimet e pasura me flavonoide luajnë rol në “mosplakje”

Read More

Këmbët tuaja, ilaçi më i lirë: Ecja lufton kancerin

Read More

Rosie, mishërim i elegancës me një fustan të kuq joshës në Kanë

Read More

Infoline News është një gazetë online e lajmeve, ku gërshetohen informimi dhe argëtimi, me ngjarje të ndryshme nga vendi, rajoni, e bota, me tematika aktuale në fokus te lajmet rozë. Përbehet nga një staf i gjerë dhe korrekt, gjithmonë në shërbim të informimit të saktë, drejtë dhe të shpejtë.

Redaksia/Marketing 049 519 444 Email[email protected] Kushtet e Përdorimit Politikat e Privatësisë
Facebook Instagram
© 2025 Infoline News. Designed by Infoline Digital Marketing

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.

We are using cookies to give you the best experience on our website.

You can find out more about which cookies we are using or switch them off in Privacy Policy

Infoline News
Powered by  GDPR Cookie Compliance
Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.

Strictly Necessary Cookies

Strictly Necessary Cookie should be enabled at all times so that we can save your preferences for cookie settings.

If you disable this cookie, we will not be able to save your preferences. This means that every time you visit this website you will need to enable or disable cookies again.